Ato qe nuk i dinit pse raporti intim na ben mire..

Të bërit dashuri bën mirë, por kjo dobi nuk është vetëm në kënaqësinë tonë dhe bashkimin e trupit me partnerin, por ndihmon edhe për të na mbajtur në formë, forcon zemrën, sistemin imunitar, redukton stresin, na bën të ndihemi më të lumtur, më të qetësuar dhe më të sigurt.
Sipas një studimi të fundit të drejtuar nga Helen Fisher, antropologe dhe biologe, personat që kanë raporte të rregullta seksuale të paktën një herë në javë, mund të kenë më shumë sukses në punë.
Ekspertja sqaron se seksi përmirëson besimin dhe vetëvlerësimin, ndërsa rrit edhe rendimentin në punë.
Përveçse është një ushtrim që nuk të lodh dhe bëhet me qejf, gjatë këtij aktiviteti çlirohen një numër i madh substancash kimike cerebrale që rrisin aktivitetin mendor dhe ndikojnë në vetëbesim si kur punoni vetëm, por edhe në ekip.
Gjithë kjo falë niveleve të dopaminës, që ka ndikim në aftësitë bashkëpunuese.
Në përfundimet e studimit thuhet se seksi i rregullt rrit kapacitetet revolucionare për zgjidhjen e problemeve, ndërsa çlirimi i dopaminës nga ky aktivitet shton kreativitetin.
Raporti intim ndihmon për të punuar në skuadër. Pas një raporti të kënaqshëm në shtrat, si meshkujt edhe femrat pësojnë një rritje të ossitocinës në trup, e njohur si substancë kimike që rrit besimin dhe ruan qetësinë. Ndaj gjithë ata që kanë një aktivitet të rregullt seksual, rezultojnë të jenë më bashkëpunues dhe të japin më shumë rezultate në punë./Indeksonline/
