Ylli dhe historia e partneres se matures

Ylli Limani është një prej këngëtarëve më të sukseshëm që kanë dalë nga emisioni i talentëve të këndimit “The Voice Of Albania”. Ai ka arritur mjaft popullaritet edhe me këngën e tij More »

Rita fiton The Voice Kids

Rita, vajza nga Kosova, u shpall fituese e spektaklit “The Voice Kids”, spektaklit të talentëve të vegjël, që rrugëtoi muaj të tërë në ekranin e Top Channel. Spektakli, që solli shumë emocion More »

Embelsohet lidhja Rita Ora Dj Harris

Lidhja midis Rita Orës, këngëtares me famë ndërkombëtare të lindur në Kosovë dhe DJ Calvin Harris, duket se është duke u “ëmbëlsuar” gjithmonë e më shumë, siç treguan dhe fotografitë e publikuara More »

Joana Jani me kerkoi te ktheheshim bashke

Ajo është personazhi tipik që publiku ose e do shumë, ose nuk e duron dot. Por një gjë është e sigurt, Joana e “Big Brother 6″ nuk kalon pa u vënë re. More »

Selena kapet me Jaden Smwith

Këngëtarja Selena Gomez është kapur nga paparacit duke darkuar me Jaden Smith i cili njëherit është mik shumë i mirë i ishe të dashurit të Selenas, këngëtarit Justin Bieber. Këngëtarja ndodhet në More »

 

Nuk i japin cigare kercenon se do te hidhet nga kati i peste i spitalit

Ka dalë nga ballkoni dhe ka kërcënuar se do të hidhej nëse nuk i jepnin një cigare. Jia Li Pan, 24 vjeç, kishte shkuar në një spital në Zhongshan, në provincën Guangdong, në Kinë për një seancë këshillimi.

Ajo ishte në dhomën e pritjes dhe i kërkoi një pacienti tjetër t'i jepte një cigare. Pai ky refuzon, asaj "i ikën truri" dhe shkon në ballkon nga ku kërcënon se do të hidhej nëse nuk i jepnin një cigare.

Pranë saj kanë shkuar disa oficerë sigurie të cilët i kanë dhënë një cigare dhe ngjarja pati një fund të lumtur. A kishte ndërmend të vetëvritej vërtetë për një cigare? Ndoshta po, me këto kohë që po kalojmë gjithçka mund të ndodhë./Indeksonline/

article-2330393-19F9473E000005DC-975_634x400 jgfhfgh(2)

Ylli dhe historia e partneres se matures

Ylli Limani është një prej këngëtarëve më të sukseshëm që kanë dalë nga emisioni i talentëve të këndimit "The Voice Of Albania". Ai ka arritur mjaft popullaritet edhe me këngën e tij "Lart Mbi Yje".
Përveç se në karrierë muzikore, këto sukeses atij i kanë ndihmuar edhe në raport me të tjerët.
Limani, nxënës i gjimnazit "Sami Frashëri" në Prishtinë (gjenerata 2010/2011 - 2012/2013), falë muzikës, ka festuar maturën në krah me partneren e zgjedhur vite më parë.
"Në klasën e dhjetë I kam thenë se nëse do të kem një vidoeklip dhe pak sukses gjatë dy viteve të ardhshme të shkolles së mesme, ajo do të jetë partnerja ime e mbrëmjes së matures. Prandja, ja ku është, Arbenita e këndshm", ka shkruar këngëtari i ri në rrjete sociale, historinë me partneren e mbrëmjes së maturës. /Indeksonline/

Ylli brenda

Rita fiton The Voice Kids

Rita, vajza nga Kosova, u shpall fituese e spektaklit "The Voice Kids", spektaklit të talentëve të vegjël, që rrugëtoi muaj të tërë në ekranin e Top Channel.

Spektakli, që solli shumë emocion në ekranin e Top Channel, ngjiti në natën finale 6 konkurrente, që në fund mbetën 3 pas përzgjedhjes së trajnerëve, të cilat shkuan edhe në televotim. Dhe ato ishin Elisa, Uendi dhe Rita.

Në tre fazat e konkurrimit, zërat më të mirë, nga të gjitha trojet shqipfolëse, kanë servirur për publikun një spektakël të jashtëzakonshëm. Gjatë këtyre muajve, me ta punuan tre trajnerët Alma Bektashi, Elton Deda dhe Altin Goci, transmeton TCH.

Gjashtë finalistët u përzgjodhën si më të mirët e mbi 1200 aplikantëve, që u regjistruan që në fillim të spektaklit.

Ndërsa kjo e premte ishte finalja e edicionit të parë të "The Voice Kids", autorët njoftuan se kanë nisur edhe regjistrimet për edicionin e dytë./Indeksonline/

foto (40)

Embelsohet lidhja Rita Ora Dj Harris

Lidhja midis Rita Orës, këngëtares me famë ndërkombëtare të lindur në Kosovë dhe DJ Calvin Harris, duket se është duke u "ëmbëlsuar" gjithmonë e më shumë, siç treguan dhe fotografitë e publikuara në shtypin britanik.

22-vjeçarja dhe DJ skocez u fotografuan ditën e enjte pasi darkuan në një prej restoranteve më shik të Londrës.

Në mënyrë të rastësishme, në të njëjtin restorant, gjatë mbrëmjes darkuan edhe disa yje të tjerë të "show-bizz" botëror, midi stë cilëve Selena Gomez apo Will Smith me të birin.

Megjithatë, ndryshe nga "VIP"-at e tjerë, Ora dhe Harris e vazhduan mbrëmjen e tyre në mënyrë shumë romantike.

Ata vendosën që të bënin një xhiro nëpër parqet e qytetit, ndërsa u futën në një supermarket për të blerë ëmbëlsira, siç dëshmuan edhe fotot që paparacët i shkrepën pas daljes nga supermarketi çiftit.

Në qesen blu që mban 29-vjeçari, duket qartë një kuti çokollatash dhe disa ëmbëlsira të tjera.Mbase të detyruar prej fotografëve, Ora dhe Harris e mbyllën më shpejt natën e tyre, duke ndërprerë shëtitjen romantike e duke u rikthyer në shtëpi së bashku./Indeksonline/

trytrytrytr(6) foto (38)

Joana Jani me kerkoi te ktheheshim bashke

Ajo është personazhi tipik që publiku ose e do shumë, ose nuk e duron dot. Por një gjë është e sigurt, Joana e "Big Brother 6″ nuk kalon pa u vënë re. "Jam shumë e drejtpërdrejtë dhe ndoshta prandaj publiku më ka gjykuar. Ndoshta ne shqiptarët nuk jemi aq transparentë dhe jo çdo gjë që mendojmë e themi", - shpjegon ajo kështu, faktin që disa njerëz nuk e duan.

Duke folur për "Bluetooth", Joana ka vënë notën e saj për secilin nga banorët që janë ende brenda shtëpisë së "Big Brother", në mesin e të cilëve është edhe fituesi i këtij viti. Joana thotë se bashkëjetesa e izoluar me ta, i ka dhënë mundësinë t'i njohë mirë, dhe sipas saj publiku nuk ka i ka parë të gjitha...

Finalistët e "Big Brother" në sytë e Joanës...

RIKJA
Për mendimin tim është një llasticë e shtirur, një femër shumë e ulët.
Pse e quan femër të ulët? 
Është e ulët sepse është 100% false. Në çdo gjë që bën, kthehet nga kamera e thotë: "Ua, e dëgjoi mami im këtë gjë"...
Si mendon se është ajo në të vërtetë? 
Mendoj që nuk është absolutisht siç duket. Brenda shtëpisë kufizohet shumë nga komplekset që ka, dhe nuk e tregon aspak veten e saj. Thotë që ka një lidhje 7-vjeçare me një mashkull, por as kjo nuk është e vërtetë. Gënjen!
Pse duhet të gënjejë për një të dashur që nuk e ka? 
Ajo e ka, por s'ka vetëm atë të dashur. Rikja ka disa lidhje paralelisht me meshkuj. Njërën prej tyre, e dinë të gjithë. Flas për lidhjen me Noizyn. Ndaj ia dinte të gjitha këngët përmendësh.
Po "të dashurit" e tjerë kush janë? 
Të tjerët janë meshkuj jo të famshëm. Këto fakte nuk i di vetëm unë, por edhe shumë njerëz të tjerë, të cilët pohojnë të njëjtën gjë. Unë i kam parë edhe fotot në "Facebook". Duket qartë që është vajzë që pëlqen daljet, jetën e natës, ndërkaq në shtëpi e fsheh dhe këtë pjesë të sajën.

ELONA
E kam thënë dhe do ta përsëris, që Elona fare rastësisht na doli vajzë me parime.
Po ti nuk e njeh nga jashtë... Nga e di që nuk ka parime? 
Nuk kam fare nevojë ta njoh Elonën nga jashtë, sepse në atë shtëpi jetova dy muaj e dy javë dhe besoj se është kohë e mjaftueshme për të njohur karakterin e çdo njeriu që është aty.
Domethënë, sipas teje nuk është vajzë me parime? 
Ajo mund të ketë parime, por jo ashtu siç e sheh dhe mendon se është publiku që e ka ndjekur. Kjo u vërtetua sidomos me letrën që i shkroi Rikes. Sigurisht që i ka shkruar diçka që publiku nuk duhej ta merrte vesh, prandaj ishte kaq intime dhe u mbajt fshehur.
Ti, e di përmbajtjen e letrës? E ke lexuar? 
Vigani më ka thënë se ka arritur të lexojë vetëm "Unë ty...". Kaq. Por duke e njohur shumë mirë Elonën, mendoj që aty ka pasur fjalë që shprehnin ndjenjat e saj. Jo më kot e kam provokuar javën e fundit para se të dilja, duke i thënë se ardhja e Rikes në shtëpi tronditi raportet e saj me Ilirin dhe nuk i pëlqenin më veprimet e tij.
Ti mendon që Elona është e dashuruar me Riken? 
Elona është e afeksionuar me Riken.
Mendon që Rikja e tërheq fizikisht? 
Po, mendoj se ka tërheqje.
Mendon që Elona është lesbike? 
Po, mendoj që Elona mund të jetë lesbike. Ke parë ndonjë gjest apo ndonjë shikim dyshues midis të dyjave?
Shikime gjithmonë. Në momentin që ka ardhur Rikja në shtëpi ajo ndryshoi.
Vetëm shikime të Elonës karshi Rikes, apo dhe anasjelltas? 
Elona karshi Rikes. Por Rikja, derisa ia pranon e ia duron, do të thotë që i pëlqejnë ato shikime.

ILIRI
Nuk është njeri negativ. Madje mund të them se Iliri është njeri pozitiv. Unë dhe Iliri që në fillim vendosëm që të ishim kundërshtarë. Është shumë karagjoz, e tepron. Është zhuls. Nuk ka higjienë. Tani nga fundi ka filluar të lahet. Ndaj e pyesja shpesh: "A e mbarove shampon që ke filluar që ditën e parë që hyre në 'Big Brother'?" Është edhe shumë mashtrues. Ka disa vese që sinqerisht nuk ia duroja dot fare. Por nuk është njeri i keq.

SHPENDI
Për Shpendin në fillim mendoja se ishte shumë pozitiv, por që nga momenti që u shpreh për të atin në atë formë, kuptova që ky njeri nuk është aspak human, edhe pse ia vlerësoj gjestin e bamirësisë që ka bërë.
Çfarë tipi është Shpendi, për mendimin tënd? 
Është një nga ata tipa që, në momentin kur ndihet i rrezikuar, mbyt njeriun më të afërt. Këtë e bën vetëm për të shpëtuar veten. Për shembull, në shtëpi kanë qenë dy raste kur ai e ka viktimizuar Eldorën në një formë shumë të shëmtuar.
Mendon që ai këtë e bën vetëm brenda lojës, apo edhe në jetën jashtë? 
Ai i tillë është edhe jashtë, të shet. Ndaj mban gjithmonë fjalime për drejtësinë e humanizmin, që të mbulojë këtë pjesën.

ELDORA
Ta them troç si është Eldora? Është shumë e ligë! Është shumë negative, hipokrite. Mund të them që është ndoshta njeriu më hipokrit në atë shtëpi. Megjithëse më vjen vërtet keq për sëmundjen që ka, por ajo është shumë e kompleksuar nga kjo sëmundje. Kur je me të, nuk mund të flasësh për asnjë lloj çështjeje që lidhet me shëndetin, sepse ajo menjëherë e kthen sikur të tjerët e përdorin kundër saj.

ANAIDI
O të vdes unë për të... (qesh)! Mendoj që çmimin e madh duhet ta fitojë Anaidi, sepse është njeri me vlera, shumë pozitiv, i drejtpërdrejtë. Është human dhe ju e keni parë humanizmin e tij në mënyrën se si është kujdesur për djalin invalid. Njerëzit si Anaidi janë të rrallë. Betohem që nuk arrij të gjej asgjë negative këtij njeriu. Është i dashur, ka zemër të madhe, ka shpirt human, ka karakter të fortë. Është mashkulli tipik që unë e dua përkrah meje.
A ke frikë se mos ndaheni kur ta jetoni lidhjen tuaj jashtë? 
Absolutisht jo! Nuk e kam këtë frikë, sepse është ai që më ka dhënë siguri. Marrëdhënia jonë ka qenë reale, dhe mendoj që akoma më reale do të jetë jashtë lojës së "Big Brother". Ai vetë ka deklaruar: "Joana është shumë brenda në shtëpi, dhe është shumë më shumë jashtë kësaj shtëpie".
Ke kontaktuar me Janin? 
Po, kam folur në telefon.
Çfarë të tha Jani për Anaidin? 
Ai e vlerëson dhe e respekton vendimin tim. "Dua që ti të jesh e lumtur", më tha.
Të kërkoi që të ktheheni bashkë?
Po, më kërkoi që të kthehemi bashkë.
Po ti çfarë i the?
I thashë që nuk mundem dhe që çdo gjë midis nesh ka marrë fund.
Si ta kërkoi këtë? Nuk e kishte problem që ti u lidhe me një tjetër? 
Jo, nuk e kishte problem fare, sepse kemi kaluar gjashtë vite bashkë dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai i di vlerat e mia. E di se sa e veçantë e sa e rëndësishme jam unë për të, ashtu siç edhe ai është i rëndësishëm për mua. Por midis nesh nuk ka më pasion. Unë e dua shumë, tamam si një familjar timin.
Me mamanë e Anaidit, kur do takohesh? 
Këto kohë do takohemi, ndoshta para finales.
E ke ftuar për kafe? 
Ajo më pret në shtëpi, do e pimë në shtëpi kafen, për t'iu shmangur fotove. Do pi një kafe, jo vetëm me mamin, por edhe me gjyshen e Anaidit. Mamaja e Anaidit është një femër shumë e sjellshme dhe e emancipuar. Këtë e kuptova nga një telefonatë e gjatë me të, e cila shkoi më mirë se ç'prisja. /Indeksonline/

foto (4)

Selena kapet me Jaden Smwith

Këngëtarja Selena Gomez është kapur nga paparacit duke darkuar me Jaden Smith i cili njëherit është mik shumë i mirë i ishe të dashurit të Selenas, këngëtarit Justin Bieber.

Këngëtarja ndodhet në Londër për një koncert të saj atje të cilin e anuloi me arsyetim se është sëmurë nga moti i lig.

Por, paparacit kanë kapur atë duke darkuar me Jaden dhe duket se arsyetimi i saj nuk ka qenë edhe aq i sinqertë për 15 milionë ndjekësit e saj në Twitter.

Nuk dihet nëse ata janë vetëm miq apo diçka më shumë por, fakti që ajo anuloi koncertin dhe më pas u pa duke darkuar me Jaden, lë të kuptohet se mund të ketë diçka më shumë në mes tyre./Indeksonline/\

y

Theret me thike shqiptari 13 vjecar refuzonte te puthte kryqin

Është sulmuar me thikë një djalë 13-vjeçar shqiptar nga Shkupi, Blin Shabani nga tre persona të panjohur të maskuar mbrëmë rreth orës 18.30, në afërsi të kishës së Çairit. Sulmuesit i kanë prerë me thikë në faqet dhe ballin. Ai aktualisht gjendet në Spitalin e Qytetit.

Babai i tij, Kenan Shabani për "Portalb" tha se Blini ka qenë i sulmuar nga tre persona maqedonas me maska, të cilët e kanë detyruar atë të puthë kryqin. "Blini ka refuzuar ta bëjë këtë gjest dhe sulmuesit, që kanë folur maqedonisht e kanë prerë atë në fytyrë dhe në ballë. E sollëm në spital të shohim sa të thella janë plagët"- thotë Shabani.

Blin Shabani është sulmuar edhe më herët nga 6 persona

Ai qëndroi i shtrirë në spital 3 ditë me lëndime të rënda në trup.

"Kjo nuk është normale, djali im ende pa u shëruar nga traumat e një sulmi, e sulmojnë sërish. Kjo është marrëzi, ende nuk janë gjetur sulmuesit nga radha e kaluar"- tha babai i tij. /Indeksonline/

1AF2EB14176D26EE8F140B41A833D35723(5) foto (37)

Mekatet e pafalshme ne nje marredhenie

Hatërmbetja, xhelozia, mosmirënjohja apo jo tërheqja fizike janë disa prej mëkateve të cilat do të bënit mirë që t'i shmangnit

"E dua të vërtetën por fal gabimim",- shprehej dikur në letrat e tij Voltaire. Problemi qëndron në faktin se ka gabime që nuk mund të falen në brendësi të një lidhjeje sepse ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e saj, duke na çuar në humbjen e besimit, bashkëpunimit, respektit dhe më e keqja e të gjithave në humbjen e vetë ndjenjës. Sipas një studimi të kohëve të fundit, lidhja midis dy personave është sa e bukur aq edhe e vështirë, prandaj secili prej partnerëve duhet t'i kushtojë asaj rëndësinë e duhur dhe pse jo edhe më shumë, duke evituar njëkohësisht edhe mëkatet e mëposhtme:

Hatërmbetja

Në fillim të një bashkëjetese mund të jenë të shpeshta zënkat e vogla të shkaktuara nga veprime të ndryshme. Por këtu duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse hatërmbetja fillon nga gjërat e vogla dhe të parëndësishme në dukje dhe rritet derisa shndnërrohet në një nervozizëm shqetësues. Por ka edhe nga ato situata ku hatërmbetje të tilla nuk shprehen derisa vjen një ditë dhe njëri prej partnerëve "shpërthen". Asnjëherë mos u mundoni t'i sqaroni gjërat në debat e sipër. Jepini kohë njëri-tjetrit dhe mbasi të jeni më të qetë mundohuni që të gjeni gjuhën e përbashkët.

Xhelozia

Sipas një përkufizimi xhelozia është një ndjenjë e pavetëdijshme dhe që të nxjerr jashtë kontrollit, dhe pikërisht për këto arsye është mjaft e rrezikshme në një marrëdhënie. Prania e saj në një lidhje duhet të jetë në doza sa më të vogla. Shpeshherë ajo lind si pasojë e pasigurive që në kemi te vetja jonë dhe që jo domosdoshmërisht janë të shkaktuara nga sjelljet apo veprimet e partnerit.

Pritshmëri irreale

Askush nuk është perfekt, por një fakt i tillë harrohet shpeshherë nga shumë persona. Është mëse e drejtë të imagjinosh dhe të presësh gjëra nga partneri sikundër dhe e anasjellta por jo të pamundura. Gjithsekush prej nesh ka si anën pozitive ashtu edhe atë negative, dhe të pretendosh që një person është perfekt jo vetëm që do ishte humbje kohe por edhe do ju krijonte nervozizëm edhe për gjërat më të vogla.

Mungesa e kohës

Koha që ju duhet t'i kushtoni njëri-tjetrit nuk duhet të mungojë kurrë, edhe nëse do ju duhej të sakrifikonit palestrën, një mbledhje jashtë orarit të punës apo përfitimet nga një punë e dytë, bëjeni. Sa më shumë kohë kaloni njëri me tjetrin aq më shumë afroheni dhe më e fortë bëhet lidhja juaj.

Mungesa e komunikimit

Ndodh që është me e lehtë të "shfryhesh" dhe t'i tregosh gjëra të ndryshme shoqërisë sesa partnerit. Një gjë e tillë mund të jetë zgjidhje për momentin por aspak për lidhjen tuaj. Jo vetëm gjërat e bukura ndahen së bashku, edhe ato më pak të bukura në mënyrë të tillë që t'i mbani sa më larg dhe që një situatë e tillë të harrohet me kohën dhe të mos përsëritet shpesh.

Të mos qenit mirënjohës

Fakti që ju nuk ziheni, nuk është garanci që gjërat shkojnë më së miri. Mëkati i radhës që hyn në një lidhje është edhe ai i të mos qenit mirënjohës. Një gjë e tillë vihet më shumë re në situata të tilla ku femra është ajo që kujdeset për shtëpinë, fëmijët dhe në fund të ditës nuk merr as edhe një falëminderit nga partneri. Një prej gjërave që nuk na kushton fare dhe që do të bënte të lumtur personin që kemi pranë, ndaj duhet ta përdorim më shpesh.

Mungesa e tërheqjes

Mbase ky është një prej mekateve më të rënda që mund të ekzistonte në brendësi të një marrëdhënieje. Të mos tërhiqesh më fizikisht nga partneri, të mos kesh dëshirë për të kryer marrëdhënie apo edhe thjesht për një puthje është një prej problemeve më të vështira që një lidhje mund të kalonte, prandaj qëndrojini pranë partnerit tuaj./Indeksonline/

foto (21)

Pse meshkujt humbin interesin pasi e bejne per vete femren

Shumica e meshkujve sillen si te marre pas ndonje vajze te caktuar apo pas ndonje femre, gjithnje deri ne momentin kur i bejne per vete, e me vone shume shpejt humbin interesimin.

Kur te ndiejne nje doze te caktuar sigurie, fillojne aventuren e re, andaj vajzat thyhen shpirterisht, ndersa u mbeten shume pikepyetje ne koke.

Deshmimi i deshirueshmerise
Ekziston nje tip i caktuar meshkujsh, te cilet kurre nuk "rriten", kurre nuk piqen dhe kurre nuk e mposhtin friken nga lidhja, martesa dhe obligimet. Ata tipa nuk deshirojne te humbin ndjenjen e lirise, nderkaq berja per vete e gjinise se kundert vazhdimisht u sherben per t'u deshmuar se akoma jane te deshirueshem.

Tipat garues
Ne kategorine e dyte bejne pjese meshkujt te cilet berjen per vete te femrave e konsiderojne si forme gare, sepse te gjitheve deshirojne t'u tregojne se si ata mund te kene vajzen te cilen e deshirojne, e pastaj shume shpejt pushojne te interesohen per to. Edhe pse pjesetaret e gjinise se bukur "ndizen" kur jane ne prani te tyre, kujdesen qe te tjeret t'i shohin bashke, ato shume shpejt mbeten me zemer te thyer dhe kerkojne sfide te re dashurore.

Cfare duhet bere lidhur me kete ceshtje?
Ne vend qe t'i bien me koke murit, femrat gjithashtu duhet ta luajne lojen e tyre. Mos u jepni pergjigje pozitive menjehere dhe filloni t'i detyroni qe sa me shume te angazhohen rreth fitimit te simpatise suaj, sepse meshkujt ne ate menyre behen gjithnje e me te zjarrte. Gjithmone mbani njefare distance, ne menyre qe pas shoqerimit afatgjate dhe intensiv te mund te keni "as"-in nen menge me te cilin do ta befasonit./Indeksonline/

foto (20)

8 endrrat erotike tipike qe shohin femrat dhe meshkujt

Ju mund ta mohoni sa të doni, por nuk do të jeni të besueshëm. Sepse të gjithë, shohin ëndrra erotike dhe shumë, kanë disa të tilla që u përsëriten më shpesh. Dhe nuk ka asgjë të keqe mesa duket.
Pasi një studim i përbashkët i kryer nga Universiteti i Amsterdamit dhe ai i Groningenit, ka treguar se ëndrra të tilla, janë në fakt përkthim i fantazive që ne ushqejmë gjatë ditës rreth aktit intim, duke dëshiruar persona të ndryshëm dhe madje, imagjinuar tek bëjmë dashuri me ta.
Për të shtuar më tej, se përkthimi i fantazive të tilla në ëndrra, rrit në të vërtetë edhe aftësinë e të menduarit analitik të atyre që i ushqejnë ato brenda vetes.
Ndërkaq, një studim kanadez i kohëve të fundit, ka vlerësuar se janë rreth 8% e njerëzve që shohin ëndrra erotike çdo natë, dhe në gjysmën e rasteve, madje arrijnë deri në orgazmë.
Ëndrrat tipike të meshkujve:
1. Bëjnë dashuri me partneren, ose me një -ish
2. Kryejnë marrëdhënie intime me shumë gra
3. Kryejnë marrëdhënie intime orale
4. Provojnë pozicione të reja në shtrat.
Ëndrrat tipike të femrave:
1.Bëjnë dashuri me partnerin, ose me një -ish
2. Kryejnë marrëdhënie me partnerë të ndryshëm
3.Kryejnë marrëdhënie intime orale
4. Ndjehen të papërmbajtura ndaj meshkujve./Indeksonline/

foto (19)